Lëndim i rëndë i Shaqirit
Është më i rëndë se që parashikoj lëndimi i mesfushorit kosovar të Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, të cilin e pësoi të premten e shkuar në fitoren 2-1 ndaj Shqipërisë në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kampionatin botëror 2014. Gjiganti bavarez nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare ka njoftuar se ylli i përfaqësueses së…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201310/full/Shaqiri2.jpg)
Sport
Është më i rëndë se që parashikoj lëndimi i mesfushorit kosovar të Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, të cilin e pësoi të premten e shkuar në fitoren 2-1 ndaj Shqipërisë në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kampionatin botëror 2014.
Gjiganti bavarez nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare ka njoftuar se ylli i përfaqësueses së Zvicrës do të mungojë për gjashtë-shtatë javë si rezultat i lëndimit në kofshë.
Shaqiri doli pas rreth një ore lojë në Tiranë, shtatë minuta pasi kishte zhbllokuar rezultatin.
Zvicra mposhti Shqipërinë dhe siguroi kualifikimin për në Botërorin 2014, por gëzimi i Shaqirit është zbehur nga lëndimi.