Lëkurë të pastër dhe pa akne? Kjo recetë natyrale do t’iu dalë në ndihmë

Kujdesi për lëkurën e fytyrës ngelet një ndër pjesët më të rëndësishme të shëndetit tonë. Është pjesa e kontaktit me të tjerët, pjesa që na bën shpeshherë të mos ndjehemi mirë.

Lifestyle

08/04/2019 22:02

Për të pasur lëkurë të shëndoshë, duhet kohë pas kohë edhe ta trajtoni në mënyrë efikase me ndonjë maskë. Kësaj radhe po sjellim para jush recetën e maskës e cila preferohet që të bëhet në kushte shtëpiake dhe me gjëra natyrale. Kjo është receta e maskës me avokado, mjaltë, jogurt dhe vaj jasemini.

Recetë mjaft efikase për të rikthyer shkëlqimin e lëkurës së fytyrës dhe për të riparuar pjesëzat e dëmtuara të lëkurës, aknet e rrudhat e theksuara.

Përbërësit:

– ½ e avokados pa lëkurë

– 2 lugë mjaltë

– 2 lugë jogurt

– 5 pika vaj jasemin

Përgatitja

Pasi të keni pastruar dhe larguar lëkurën, përdorni një pirun për të shtypur avokadon.

Më pas shtojini 2 lugë mesatare mjaltë.

Shtoni edhe dy lugë jogurt.

Shtoni edhe 5 pika vaj jasemin.

Përzijeni për 2 min me anë të pirunit derisa masa të bëhet kremoze.

Përdorimi:

Pasi keni bërë lyerjen e plotë të fytyrës, lëreni për 25-30 min. Pas kësaj kohe shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Mund ta aplikoni 2 herë në javë për 1 muaj. /Sovrani/