Lëkura elektronike do t’i bënte aeroplanët me ‘ndjenja’

Shqetësimet rreth sigurisë në aeroplan janë vetëm duke u rritur, kjo për shkak të shumë aksidenteve ajrore që kanë ndodhur këtë vit. Për shkak të nevojës për të përceptuar më mirë rrezikun kur është afër, është krijuar një lëkurë për aeroplan që do t'i bënte ata me ndjenja.

Auto & Tek

23/08/2014 21:08

Kompania britanike e hapësirës ajrore BAE Systems ka projektuar një ‘lëkurë’ për aeroplanë që mund të zbulojë dëmet dhe ndryshimet e tjera mjedisore në aeroplan, duke ndihmuar për të diagnostifikuar problemet e mundshme para se të dalin jashtë kontrollit, transmeton Lajmi.net.

“Ideja është që t’i bëjmë aeroplanët të ndjejnë, duke përdorur një lëkurë me senzorë në mënyrë të njëjtë siç e kanë kafshët apo njerëzit”, tha në një deklaratë shkencëtari i lartë i kërkimeve Lydia Hyde, i cili nxiti projektin.

Ideja Hyde i erdhi duke qenë në lavanderi një ditë. Ajo vuri re se tharësja e saj kishte një senzorë që detektonte temperaturën e lartë, dhe kuptoi se mund ta aplikojë të njëjtin lloj të teknologjisë në një aeroplan për të parandaluar atë nga rëzimet në kushte ekstreme.

Lëkura përbëhet nga një seri e sensorëve të vogël që në mënyrë të shpejt vëjnë re ndryshimin e kushteve të tilla si temperatura dhe shpejtësia e erës, transmeton Lajmi.net.

Qëllimi i këtij krijimi është për të monitoruar këto kushte dhe për të bërë riparime të shpejta më pas.