Lëkundje tërmeti në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri, duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme në zonën qendrore. Epiqendra e tërmetit ka qenë mes Lushnjës dhe Elbasanit, rreth 10 kilometra larg Lushnjës dhe 28 kilometra nga Elbasani. Lëkundjet janë ndjerë të forta për disa sekonda, duke shqetësuar banorët e zonës,…
Lajme
Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri, duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme në zonën qendrore.
Epiqendra e tërmetit ka qenë mes Lushnjës dhe Elbasanit, rreth 10 kilometra larg Lushnjës dhe 28 kilometra nga Elbasani.
Lëkundjet janë ndjerë të forta për disa sekonda, duke shqetësuar banorët e zonës, por pa raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.