“Lëkundet” karrika e Xavit, Laporta shqyrton shkarkimin e tij

Atmosfera në skuadrën e Barcelonës është e “brishtë” pas disfatës në shtëpi nga Girona, fundjavën që lamë pas. Sipas disa raportimeve, duket se drejtuesit e klubit nuk i besojnë më Xavi Hernandezit, përcjell lajmi.net. Dyshohet se ka pasur edhe një krisje në marrëdhëniet mes drejtuesve të klubit dhe dhomës së zhveshjes, si dhe mes presidentit…

Sport

13/12/2023 10:46

Atmosfera në skuadrën e Barcelonës është e “brishtë” pas disfatës në shtëpi nga Girona, fundjavën që lamë pas.

Sipas disa raportimeve, duket se drejtuesit e klubit nuk i besojnë më Xavi Hernandezit, përcjell lajmi.net.

Dyshohet se ka pasur edhe një krisje në marrëdhëniet mes drejtuesve të klubit dhe dhomës së zhveshjes, si dhe mes presidentit Laporta dhe Xavi.

Konfirmimi për këtë ka ardhur në prag të vizitës së gjigantëve katalanas në Belgjikë, ku do të luajnë me Antwerp.

Dyshohet se Xavi ka përpiluar një listë, ku munguan Gundogan, Ronald Araujo dhe Robert Lewandowski, të cilët kishin nevojë për pushim, por më pas u përfshi Laporta.

Konkretisht, Laporta ka kërkuar që e gjithë skuadra me përbërje të plotë të udhëtojë drejt Belgjikës, ku është planifikuar të qëndrojë një ditë më shumë, në mënyrë që skuadra të konsolidohet dhe të “riparohet”./Lajmi.net/