Lekaj: Të bëhet hetim transparent për vdekjen e Astrit Deharit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj i ka shprehur ngushëllime familjes Dehari dhe Lëvizjes Vetëvendosje, pas vdekjes tragjike të Astrit Deharit.

Lajme

05/11/2016 21:34

“Me keqardhje e dhimbje për vdekjen e të riut, studentit të fakultetit të mjekësisë, Astrit Deharit.

I shprehë ngushëllimet e mia familjes për këtë humbje të hershme të djalit të tyre dhe lëvizjes Vetëvendosje për humbjen e aktivistit të tyre. Kërkojë që të bëhet hetim transparent për vdekjen e tij”, ka shkruar Lekaj në Facebook. /Lajmi.net/