Lekaj reagon pas vendimit për taksën, poston një fotografi aspak të këndshme të Kurtit

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit, Albin Kurti, për taksën prej 100 për qind.

Lajme

27/02/2020 21:43

Anëtari i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës pjesërisht.

Taksa ishte vendosur nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, në vitin 2018 pas lobimit të Serbisë kundër pranimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Fatmirësisht populli shqiptar nuk u udhëheq gjatë viteve 1998/99 nga ju zotëri Kurti”, ka ka shkruar Lekaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, në mbishkrimin e fotografisë ku shihet kryeministri Albin Kurti me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.

Kurti vendosi të largojë taksën prej datës 15 mars për lëndën e që vjen nga Bosnja e Serbia, ndërsa me 1 prill do të largohet taksa përfundimisht për një periudhë 90-ditore.