Lekaj: Kemi një vakum institucional

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend. Lekaj ka deklaruar se Kosova aktualisht po përballet me një vakum institucional. Duke komentuar pritjet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me rastin e shpërndarjes së Kuvendit nga Presidentja Vjosa Osmani, ai tha se masa e përkohshme e vendosur deri më 31…

Lajme

23/03/2026 17:48

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Lekaj ka deklaruar se Kosova aktualisht po përballet me një vakum institucional.

Duke komentuar pritjet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me rastin e shpërndarjes së Kuvendit nga Presidentja Vjosa Osmani, ai tha se masa e përkohshme e vendosur deri më 31 mars nënkupton se gjatë kësaj jave mund të merret edhe aktvendimi përfundimtar.

Ai shtoi se Lëvizja Vetëvendosje ka vepruar me vonesë për arsye politike, duke mos i ndërmarrë procedurat në kohë.

“Sikur z. Kurti të ishte i interesuar për krijimin e institucioneve, do të kishte vepruar me kohë”, ka deklaruar Lekaj në RTV Dukagjin.