Lekaj i ka disa fjalë për Haradinajn pas dorëheqjes

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Lajme

19/07/2019 22:09

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të dhënë dorëheqje nga posti i tij, pas marrjes së një ftese për paraqitje në Gjykatën Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.

Lekaj përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Haradinaj do të dalë fitues edhe në këtë betejë.

Reagimi i plotë i Lekajt pa ndërhyrje:

E padrejta nuk mundi të ligshtojë asnjëherë, sepse atë gjithmonë e sfidove ballëhapur e me burrëri si një burrshtetas, me nder e sakrificë.

Në krah me ty e fituam paqen, në krah me ty fituam shumë beteja, bashkë me ty e zhvilluam dhe e forcuam shtetin, e bashkë me ty do të dalim fitues edhe në këtë betejë.

Gjithmonë do të jemi bashkë!. /Lajmi.net/