Lekaj: E papranueshme rritja e çmimit të bukës, shohim neglizhencë dhe mungesë të theksuar të kujdesit institucional

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj sot ka qëndruar për vizitë në qytetin e Gjakovës. Përmes një postimi në Facebook, Lekaj thotë se qytetarë nga Gjakova, i shprehën atij shqetësimin e thellë sa i përket rritjes së çmimit të bukës. Lidhur me këtë, Lekaj thotë se kjo situatë është e papranueshme. “Sot, gjatë një vizite në…

Lajme

26/04/2025 13:36

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj sot ka qëndruar për vizitë në qytetin e Gjakovës.

Përmes një postimi në Facebook, Lekaj thotë se qytetarë nga Gjakova, i shprehën atij shqetësimin e thellë sa i përket rritjes së çmimit të bukës.

Lidhur me këtë, Lekaj thotë se kjo situatë është e papranueshme.

“Sot, gjatë një vizite në Gjakovë, një grup qytetarësh më shprehën shqetësimin e madh për shtrenjtimin e çmimit të bukës. Një produkt bazik, që duhet të jetë i përballueshëm për çdo familje, po bëhet gjithnjë e më i paarritshëm. Në vend se të ndërmerren masa për të ndihmuar qytetarët në këtë krizë të përditshme, shohim neglizhencë dhe mungesë të theksuar të kujdesit institucional. Kjo situatë është e papranueshme!”, ka shkruar Lekaj.