Lekaj-deputetëve të Vetëvendosjes: Ku jeni fsheh, dilni prej biruce

Në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet në lidhje me audio-incizimet e publikuara të shefes së grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke biseduar me terroristin Milan Radojciq, të pranishëm nuk janë nga kjo parti. Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj madje ka pyetur se ku janë fshehur. Lekaj kërkoi nga deputetët e VV-së që…

Lajme

11/10/2024 13:18

Në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet në lidhje me audio-incizimet e publikuara të shefes së grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke biseduar me terroristin Milan Radojciq, të pranishëm nuk janë nga kjo parti.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj madje ka pyetur se ku janë fshehur.

Lekaj kërkoi nga deputetët e VV-së që të mos fshihen dhe të ballafaqohen me të vërtetën.

“Ku jeni mshef, dilni prej biruce. Fjalia e parë e imja është,  kolegë të VV -së ku jeni mshef, dilni prej biruce. Sepse nuk mbrohet kështu veprimi juaj. Për katër vite nuk ka qytetarë, që e gjenë një të mirë që e kanë bërë për këtë vend. Kanë ardhur me pompozitet e patriotizëm. Kanë ardhur me entuziazëm të paparë, se janë mbështetur prej 50 për qind të qytetarëve dhe pas 4 vite po shkojnë kokëulur. Nuk kanë bërë asnjë veprim, në asnjë segment që do të mbahet mend. Kolegë nga VV ejani ballafaqohuni me ata që keni vepruar, që asnjë qytetarë nuk kishte menduar që ju do të komunikoni me terroristin Radojçiq. Është e pakuptimtë që një lider që vjen nën petkun e patriotizmit dhe i veshur kuq  e zi, pas katër vite do të shkoj me petkun lara- lara”, ka thënë Lekaj./Lajmi.net/