Leipzig ka marrë tri oferta për Gvardiol – Man City ka gati 100 milionë euro
RB Leipzig tashmë ka marrë tri oferta për Josko Gvardiol. Skuadra gjermane, Leipzig do ta ketë të vështirë ta mbajë për vete lojtarin kroat, Josko Gvardiol. Mbrojtësi kroat ka dëshmuar aftësitë e tij edhe në Kupën e Botës 2022, dhe kjo ka bërë që skuadrat t’i përvjelin mëngët për të. Sipas raportimeve nga Santi Aouna,…
Sport
RB Leipzig tashmë ka marrë tri oferta për Josko Gvardiol.
Skuadra gjermane, Leipzig do ta ketë të vështirë ta mbajë për vete lojtarin kroat, Josko Gvardiol.
Mbrojtësi kroat ka dëshmuar aftësitë e tij edhe në Kupën e Botës 2022, dhe kjo ka bërë që skuadrat t’i përvjelin mëngët për të.
Sipas raportimeve nga Santi Aouna, Manchester City ka ofruar tashmë 100 milionë euro për kartonin e lojtarit, plus bonuse, përcjell lajmi.net.
Në garë për të janë edhe dy skuadra tjera angleze. Man United ofrojnë 95 milionë, kurse Chelsea 90.
Interesim ka edhe nga skuadra e Bayern Munich, por nuk ka ndonjë ofertë zyrtare.
Mbetet të shihet se kush do të mund t’i sigurojë shërbimet e Gvardiol. /Lajmi.net/