Leicesteri refuzon 38 mln funte për yllin e skuadrës (FOTO)
Skuadrat nga Superliga e Kinës kanë “ngacmuar” edhe Leicester Cityn.
Sport
Skysports mëson se Tianjin Quanjian i ka bërë Leicester Cityt një ofertë prej 38 milionë funte për sulmuesin algjerian, Islam Slimani, përcjell lajmi.net.
Pavarësisht kësaj oferte joshëse, kampionët e Premierligës e konsiderojnë të pa prekur sulmuesin që verën e vitit të kaluar e transferuan nga skuadra portugeze, Sporting.