Legjendat angleze të futbollit të gdhendura në kikirikët brazilian

Këto fotografi tregojnë legjendat e famshme të futbollit anglez të gdhendura me kujdes në kikirikët brazilian.

Fun

21/05/2014 01:43

I pajisur me një skalper, një lupë dhe një qese 50 kilogramëshe kikirikë, artisti Quentin Devine ka shpenzuar qindra orë për të gdhendur fytyrat e legjendave të fubollit anglez .

Ai shpenzoi rreth katër ditë në secilën prej tyre për ta bërë sa më të përsosur portretin dhe punoi në më shumë se 50 kikirikë në sfidën e vendosur nga kanali televiziv Dave për të festuar transmetimin e tyre të Kampionatit Botëror.

\”Portreti im i fundit, Gary Lineker, rezultoi të jetë një kikirikë i vështirë për të punuar tek pjesa e veshit. Pas 20 tentimeve, shumë veshëve të thyer dhe shpresës së humbur, më në fund arrita ta bëjë të përsosur\”, tha ai.

A mund t\’ia qëlloni se kush janë ata? Hidhni një sy galerisë për të gjetur përgjigjet.