Legjenda e Chelsea tregon se cila skuadër do ta bënte Premierligën më të mirë
Jimmy Floyd Hasselbaink ka thënë se Leeds United është skuadra që do ta bënte më të mirë Premierligën.

Sport
Kjo skuadër nuk ka qenë në Premierligë që nga viti 2004, kur kishte rënë nga liga.
Para asaj, ata kishin garuar gjithmonë në nivelet më të larta të futbollit, madje kishin marrë pjesë edhe në finalen e Ligës së Kampionëve, në vitin 2001.
Këtë sezon, nën urdhrat e Marcelo Bielsas, skuadra po kalon në momente fenomenale.
Ata renditen në vendin e katërt në “Championship” por me një lojë më pak, që i jep mundësinë të rikthehet në vendin e parë.
I lumtur me mundësinë për rikthim në Premierligë është shprehur edhe Hasselbaink.
“Tifozët e Leeds janë prej më të mirëve në vend. Janë e vetmja skuadër në qytet dhe janë krenar për skuadrën” ka thënë ish lojtari i Leeds për “888sport”, transmeton lajmi.net.
“Ata duhet dhe e meritojnë të jenë pjesë e Premierligës, edhe nëse është vetëm për tifozët, të cilët krijojnë një super atmosferë. Leeds është një nga skuadrat që do ta bënte Premierligën më të mirë” ka thënë ai.
Nëse skuadra vazhdon me këso paraqitjesh, me gjasë do të jenë ata që do të futen nga pozita e parë e Championship.
Trajneri Bielsa i ka ndryshuar skuadrës komplet “fytyrë” duke e bërë atë spektakolare. /Lajmi.net/