Legjenda e Chelsea, Cole ka disa fjalë për Timo Werner

Joe Cole beson se roli i Timo Werner në fitoren 2-0 të Chelsea ndaj Atletico Madrid, do t’i ndihmojë atij që të nxjerrë më të mirën nga vetja.

Sport

19/03/2021 10:19

Werner ka pasur probleme të mëdha më formën e tij këtë sezon, sidomos që prej ardhjes së Thomas Tuchel në stolin e Stamford Bridge, përcjell lajmi.net.

25 vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka regjisturar shtatë asistime në të gjitha garat me klubin e Chelseas këtë sezon.

Reprezentuesi i Gjermanisë ndihmoi skuadrën e tij në ndeshjen ndaj Los Colchoneros, duke asistuar për golin e Hakim Ziyech.

Ish-lojtari i Chelsea, Joe Cole, beson se ky rol të cilin e pati Werner të mërkurën, do t’i ndihmojë shumë atij në të ardhmen.

“Ai zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në atë pozicion, do t’i jap vetbesim të madh”, tha Cole./Lajmi.net/