Ledri sjell “100 probleme”

Rep-këngëtari Ledri Vula, pas një pauze të gjatë 2-vjeçare, është ri-kthyer në skenën e hip-hopit shqiptar me një këngë të re. Dëgjojeni.

ShowBiz

01/02/2014 19:39

Fansat e tij është dashur e presin tash e 2 vjet që ta dëgjojnë përsëri hip-hop artistin Ledri Vula. Ai është ri-kthyer me një këngë të re të titulluar \”100 probleme\”.

Ledri këngës ia ka bashkuar edhe klipin, në të cilin merr pjesë edhe modelja e njohur Angela Martini, me disa skena mjaft \”hot\”.

\"Vildane

Përshtypjet e para që krijohen nga kjo video, për shkak të skenave, është se Ledri dhe Angela mund të jenë në një lidhje mes vete.

Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat e Ledrit dhe po shpërndahet shumë në rrjetet sociale Facebook e Twitter.