Ledioni i ashpër me Jetmirin: Për çfarë ke hyrë në Big Brother, pasi s’ke koment

Jetmiri dhe Liami gjatë këtyre ditëve nuk kanë pasur aspak raporte të mira më njeri tjetrin. Siç duket nga video që është transmetuar në prajm, Liami e ka provokuar atë gjatë gjithë kohës, shkruan lajmi.net. Kështu ai e ka acaruar edhe Jetmirin, i cili është edhe në nominim. Gjestet e Liamit, Jetmiri i ka quajtur…

ShowBiz

26/03/2024 22:50

Jetmiri dhe Liami gjatë këtyre ditëve nuk kanë pasur aspak raporte të mira më njeri tjetrin.

Siç duket nga video që është transmetuar në prajm, Liami e ka provokuar atë gjatë gjithë kohës, shkruan lajmi.net.

Kështu ai e ka acaruar edhe Jetmirin, i cili është edhe në nominim.

Gjestet e Liamit, Jetmiri i ka quajtur ‘të një adoleshenti’.

Ledioni e ka pyetur Jetmirin për situatën që janë ndodhur ata të dy këtë javë.

Ndërsa, ai më ironi ka thënë që nuk ka koment.

Ledioni, ka reaguar pas kësaj.

“O Jetmire dëgjo tani, se realisht po behësh i lodhshëm, unë të pyes ty ti thua skam asnjë koment . Po ndërkohë kur ishe jashtë shtëpisë rrije 5 orë në TikTok duke komentu, për çfarë ke hyrë në Big Brother”, është shprehur Ledion Liço, moderatori i këtij formati.

Ndërsa, Jetmiri i ka ka thënë “qetësohu Ledion”. /Lajmi.net/

YouTube player