Leclerc: Nuk më kënaq që përfundova i dyti

Piloti i Ferrari në Formula 1, Charles Leclerc ka thënë se nuk ka ndjerë aspak kënaqësi që përfundoi në pozitën e dytë në kampionatin 2022. Piloti nga Monako, Leclerc përfundoi në pozitën e dytë në kampionat, duke ndarë Max Verstappen (1) dhe Sergio Perez (3) të Red Bull. Por, fakti që ndau dy pilotët, Leclerc…

Sport

12/12/2022 22:21

Piloti i Ferrari në Formula 1, Charles Leclerc ka thënë se nuk ka ndjerë aspak kënaqësi që përfundoi në pozitën e dytë në kampionatin 2022.

Piloti nga Monako, Leclerc përfundoi në pozitën e dytë në kampionat, duke ndarë Max Verstappen (1) dhe Sergio Perez (3) të Red Bull.

Por, fakti që ndau dy pilotët, Leclerc nuk e kënaqi aspak, por tha se sezonin e mbylli me ndjenja të përziera.

“Jo shumë kënaqësi, për të qenë i sinqertë”, tha ai, i pyetur për pozitën e dytë. “Duke parë pas sezonit, mendoj se ka qenë një sezon i mirë, veçanërisht duke parë 2020 dhe 2021 që kanë qenë dy vite shumë të vështira për ekipin”, ka thënë Leclerc, përcjell lajmi.net.

“Ndjenjë të përziera për këtë sezon. Por vendi i dytë është mjaft i mirë. Thjesht shpresoj se është një hap përpara, dhe se për vitin e ardhshëm, ne mund të bëjmë një hap tjetër përpara”, shtoi piloti.

Leclerc grumbulloi 308 pikë, me tri pikë dhe 11 podiume. /Lajmi.net/