LeBron James pritet të rikthehet sonte ndaj Sacramento Kings

LeBron James do të rikthehet në aksion ndaj Sacramento Kings.

Sport

30/04/2021 20:55

James u lëndua në këmbën e tij të djathtë me 20 mars të këtij viti, shkruan lajmi.net.

Por, pritjes së tij si duket do ti vjen fundi sot, pasi ai parashihet të paraqitet ndaj Sacramento Kings në ndeshjen e sotme.

Sipas Adrian Wojnarowski, James ka në plan të paraqitet sot për të testuar gjendjen fizike të tij ndaj Sacramentos.

Nëse James nuk luan sonte, ai do të rikthehet me gjasë në ndeshjen e të djelës ndaj Toronto Raptors./Lajmi.net/