LeBron James iu kërkon falje tifozëve të Lakers

Ikona e NBA, LeBron James, ka zgjedhur rrjetet sociale për të nisur një mesazh për tifozët e Lakers.

Sport

17/01/2022 18:52

Lakers nuk e kanë nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mos treguar aspak vazhdimësi në formën e tyre.

Se janë të dobëta ndeshjet e fundit e di edhe LeBron James, i cili tashmë iu ka kërkuar falje tifozëve.

“LakersNation, ju kërkoj falje dhe ju premtoj se do të bëjmë më mirë”, ka shkruar James, transmeton lajmi.net.

Ishte hera e dytë që LeBron James nuk foli për mediat pas ndeshjes, duke lënë të kuptohet se është i nervozuar me situatën.

Një rikthim i mundshëm i Anthony Davis do të ishte shtysë e madhe për Lakers që të rikthejnë rezultatet e mira, të vazhdueshme. /Lajmi.net/