Leao: S’mund ta duroja presionin, por Milan besoi tek unë

Rafael Leao ka folur për fillimin e aventurës së tij te Milan dhe presionin që kishte në fillim të transferimit të tij. Ylli portugez ka bërë të ditur se në ditët e para te Milan, presioni ishte i madh, por klubi i besoi atij gjithë kohën dhe për këtë është falënderues. “E lash Sportingun në…

Sport

04/10/2022 18:43

Rafael Leao ka folur për fillimin e aventurës së tij te Milan dhe presionin që kishte në fillim të transferimit të tij.

Ylli portugez ka bërë të ditur se në ditët e para te Milan, presioni ishte i madh, por klubi i besoi atij gjithë kohën dhe për këtë është falënderues.

“E lash Sportingun në moshën 19-vjeçare  dhe qëndrova te Lille për vetëm një sezon. Kur Milan telefonoi, unë ndjeva kënaqësi. Isha i lumtur, por po ashtu kisha presion, sepse nga një moment te një tjetër, një nga klubet më të mëdha në Evropë më dëshironte”, ishin fjalët e portugezit.

“S’mund të thosha jo. Por s’është e lehtë të kalosh te një klub i tillë në moshën 19-vjeçare. Ndjehesha sikur s’mund ta përballoja presionin, s’mund të përgjigjesha pozitivisht në fushë. Por ata besuan tek unë. Ai besim më ndihmoi të rritem e të përmirësohem. Tani ndihem se jam i vlefshëm dhe aset për klubin”, shtoi lojtari.

Leao beson se është i destinuar për të luajtur futboll. Gjithçka që duhet është të ketë besim te vetja.

“Isha i destinuar të luaj futboll. Jetoja në një lagje të varfër dhe s’ishte e lehtë. Nëse besojmë te vetja jonë, mund të shkojmë larg”, ka thënë Leao, transmeton lajmi.net.

Leao dhe skuadra e tij testin e radhës do ta kenë kundër Chelsea, në kuadër të Champions League. /Lajmi.net/