Leandro Trossard gjithnjë e më afër Arsenalit
Leandro Trossard së shpejti pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Arsenalit. Lajmin e ka konfirmuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. Sipas italianit ‘Topçinjtë’ kanë arritur marrëveshje të plotë me Brightonin, përcjell lajmi.net. Arsenali do paguajë 27 milionë funte për belgun, teksa janë akorduar edhe për kushtet personale. Trossard do të nënshkruajë së…

Sport
Leandro Trossard së shpejti pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Arsenalit.
Lajmin e ka konfirmuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Sipas italianit ‘Topçinjtë’ kanë arritur marrëveshje të plotë me Brightonin, përcjell lajmi.net.
Arsenali do paguajë 27 milionë funte për belgun, teksa janë akorduar edhe për kushtet personale.
Trossard do të nënshkruajë së shpejti kontratën e tij me Arsenalin – testet mjekësore do të zhvillohen në Londër. Kontratat do të përgatiten së shpejti./Lajmi.net/