LDK vendos që ta votojë buxhetin e Gjilanit: E duam qytetin më shumë se partinë
Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për media të martën, ku ka adresuar qëndrimet e partisë sa i përket buxhetit për vitin 2025. Kjo degë e kësaj partie në Gjilan, njofton se ”LDK ka dalë përtej partisë e në interes të Gjilanit, të punëtorëve…

Lajme
Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për media të martën, ku ka adresuar qëndrimet e partisë sa i përket buxhetit për vitin 2025.
Kjo degë e kësaj partie në Gjilan, njofton se ”LDK ka dalë përtej partisë e në interes të Gjilanit, të punëtorëve shëndetësorë e arsimtarëve, duke qenë se pjesëmarrja jonë në grant të qeverisë është 4.2 milionë euro”.
“Gjilani është qytet i demokracisë, ka qenë gjithmonë i tillë dhe ata që mendojnë se mund të veprojnë ndryshe, gabohen rëndë. Në e duam Gjilanin më shumë se partinë dhe të enjten miratojmë buxhetin për qytetaret, punëtorët shëndetësorë e arsimtarët, citohet Haziri në komunikatë.
Kuvendi Komunal në Gjilan nesër mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite është miratimi i buxhetit për vitin 2025. Seanca pritet të nis orën 10:00.