LDK-Suharekë: Viti i parë i qeverisjes komunale ka filluar me abuzim detyre dhe keqpërdorimin e parave të qytetarëve

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë ka reaguar pas mbajtjes së seancës së radhës për dy të pandehurit, Beqir Berisha dhe Berat Kabashi. Të pandehurit Beqir Berisha dhe Berat Kabashi dyshohen se i kanë shkaktuar dëm Komunës së Suharekës në vlerë 6 mijë e 839 euro në rolin e tyre si persona zyrtarë. LDK-Suharekë…

Lajme

17/10/2024 10:25

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë ka reaguar pas mbajtjes së seancës së radhës për dy të pandehurit, Beqir Berisha dhe Berat Kabashi.

Të pandehurit Beqir Berisha dhe Berat Kabashi dyshohen se i kanë shkaktuar dëm Komunës së Suharekës në vlerë 6 mijë e 839 euro në rolin e tyre si persona zyrtarë.

LDK-Suharekë përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se thirrjet e tyre për keqpërdorime të vazhdueshme nga pushteti komunal po verfikohen, fajësia po pranohet nga të pandehurit.

“Për fat të keq kjo aktakuzë është për një abuzim me pushtetin dhe paratë publike që ka ndodhur në vitin 2018. Pra viti i parë i qeverisjes komunale nën drejtimin e B. M. ka filluar me abuzim detyre dhe keqpërdorim e parave të qytetarëve. Që nga viti 2018 e deri sot asnjëherë nuk është ndalur keqpërdorimi i pushtetit nga qeverisja e AAK-së në Suharekë. Thirrjet tona drejtuar organeve të drejtësisë kanë qenë të shpeshta sepse shpesh ka pasur keqpërdorime me pushtetin dhe me paratë e qytetarëve”, thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Suharekë. 
Dega e LDK-së në Suharekë, ka bërë apel tek organet e drejtësisë që të jenë më efikase në trajtimin e secilës lëndë për keqpërdorim të pushtetit në Komunën e Suharekës që nga viti 2018 e këtej.
“I bëjmë apel edhe Prokurorisë Speciale e cila është duke e hetuar B. M. për keqpërdorim të pozitës zyrtare të dalë sa më shpejtë me rezultate konkrete”, thuhet mes tjerash në reagim. /Lajmi.net/ 
Postimi i tyre i plotë: