“LDK-së që garoi kundër meje i ofrova dyfish më tepër se Guxo që garoi me mua”, Kurti thotë se zhurmat e piskama s’po i bëjnë dëm VV-së
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sot për zhvillimet e fundit dhe takimet e pa rezultat me liderët opozitarë. Kurti ripërsëriti hapat që janë ndërmarrë në këtë aspekt derisa tha se zgjedhjet do t’i kushtonin vendit mbi 10 milionë euro e do të shkaktoheshin dëme të mëdha. Ndër të tjerash, ai deklaroi se ofertat…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sot për zhvillimet e fundit dhe takimet e pa rezultat me liderët opozitarë.
Kurti ripërsëriti hapat që janë ndërmarrë në këtë aspekt derisa tha se zgjedhjet do t’i kushtonin vendit mbi 10 milionë euro e do të shkaktoheshin dëme të mëdha.
Ndër të tjerash, ai deklaroi se ofertat që ia bëri LDK-së janë më të mëdha se ato që i ka partia që kandidoi me Vetëvendosjes në zgjedhje.
“Kemi pritur gjatë që të merremi vesh me opozitën meqë su morëm vesh deshëm të takohemi e të merremi vesh edhe kur çështja shkoj në Kushtetuese, na u tha të takohemi pa aktgjykimit. Pas aktgjykim u takova me LDK-në, PDK-ja refuzoi të takohemi. LDK-së ia kam bërë dy oferta e pastaj PDK-së për rrokadë në kryesinë e kuvendit.Thjesht s’po më duken të gatshëm për marrëveshje e ky është dëm i madh për Kosovën.E dini se çka flitej para një viti, tema kryesore ka qenë se qysh nuk bën Albulena Haxhiu për kryetare e Kuvendit sepse është konfliktuoze e përçarëse saqë do dëmtohet pakthyeshëm vendi.E patën linçuar e stigmatizuar gruan më të votuar të legjislaturës së nëntë. Ku jemi sot? Albulena Haxhiu është kryetare e Kuvendit dhe ushtruese detyre e presidentes. Dhe s’është as konfliktuoze as përçarëse. Prandaj këto zhurma e piskama nuk janë duke na bërë dëm neve sepse ne prapë po mbërrijmë aty, por po i bëjnë dëm shtetit me buxhet e me kohe. Mazhoranca ka 66 deputetë, partisë me 15 deputetë u ofrova që kryetari i tyre të bëhet zëvendës i imi. Që në mungesë timen të udhëheqin katër ministri. LDK-së i ofrova dyfish më tepër se partisë Guxo, partisë që garoi me mua i dhashë më pak, e partisë që garoi kundër meje i ofrova 4 ministri”,deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.
Kurti po ashtu tha se u tha se s’bën që VV-ja t’i ketë katër pozitat e kështu edhe propozuan rrokada pozitash.
“Le të më gjejnë një njeri më të mirë se Konjufca.Të gjithë e dini se kanë mendim më të mirë për Glaukun se sa për mua. Dihet se s’i kanë numrat as për të kandiduar sepse u duhen 30 nënshkrime e LDK veç 15 deputetë pra as gjysmën për aplikim e lë për fitim. Kurse PDK 22 se plotëson kushtin as për aplikim, por po të bëheshin bashkë do të kishin një kandidat, ndoshta një kandidat jashtë skenës politike e të ecim përpara.Por çka të bëjmë më tutje. Pra rezultatin e zgjedhjeve s’mund ta lëvizim sot. Po del se s’kanë problem me mua, por kanë problem me popullin sepse populli e votoi VV-në 51.1%. Do të duhej të reflektojnë e të mendojnë se si u bë që dy partitë më të vjetra tradicionale ra në 22 deputetë e tjetra në 15”,shtoi Kurti, transmeton lajmi.net.
“Në vend që të analizojnë situatën e të pranojnë çka vendosi populli jo s’bën ky jo s’bën ai.
Vitin e kaluar 50 herë thanë s’bën Albulena tani e kanë kryetare e ushtruese detyre të presidentit. Të jemi të arsyeshëm mos ti shpenzojmë mbi 10 milionë euro për zgjedhje e ti humbim miliona të tjera.”/Lajmi.net/