LDK-së i dështuan aderimet, ja emrat e ‘deputetëve’ të rinj

Bazuar në listën e Qendrës për Numërimin e Rezultateve të siguruar nga lajmi.net, kandidati më i votuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas Isa Mustafës, është Anton Quni, i cili ka marrë 19 mijë e 341 vota.

Lajme

16/06/2014 17:12

Sipas rezultateve ende të pacertifikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e dytë e dalë në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit dhe pritet të ketë 29 deputetë gjithsej, prej tyre sipas kuotës prej 30 për qind, 9 duhet të jenë femra dhe 20 deputetë të gjinisë mashkullore.

Pasi kanë mbetur të numërohen edhe votat me kusht dhe me postë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund ta bëjë certifikimin e rezultateve derisa Qendra e Numërimit të Rezultateve t’ia konfirmojë se kanë përfunduar i gjithë procesi i numërimit të votave.

Në rastin e LDK-së, lista e deputetëve është e pasigurt pasi në renditjen e më poshtme, prej numrit 16 dhe deri tek numri 23, vërehet se diferenca në vota është shumë e vogël.

Sidoqoftë, në njëzet kandidatët e parë sipas renditjes në listën e Qendrës për Numërimin e Rezultateve, nuk do të gjeni emrat e të aderuarve nga shoqëria civile në krye me Bardhyl Metën, as të ish-ministrit të Jashtëm, Skënder Hyseni dhe as të njërit prej veteranëve të LDK-së, Eqrem Kryeziu.

1 ISA MUSTAFA M 94,031

2 ANTON QUNI M 19,341
3 ISMET BEQIRI M 13,158
4 HAKI DEMOLLI M 11,661
5 NUREDIN IBISHI M 11,322
6 ARBEN GASHI M 10,922
7 KUJTIM SHALA M 10,559
7 SABRI HAMITI M 9,643
8 AVDULLAH HOTI M 8,775
9 ARMEND ZEMAJ M 8,643
10 NASER OSMANI M 7,599
11 HATIM BAXHAKU M 7,179
12 FATMIR REXHEPI M 7,071
13 ADEM SALIHAJ M 6,952
14 BLERIM GRAINCA M 6,794
15 ALI SADRIU M 6,706
16 AGIM ADEMAJ M 6,507
17 SADRI FERATI M 6,484
18 MILAZIM HALITI M 6,407
19 MURAT HOXHA M 6,360
20 SALIH MORINA M 6,307

Pasojnë:

21 MUHAMET MUSTAFA M 6,296
22 ARDIAN SHALA M 6,150
23 VEHBI IMERI M 6,088 

Nën gjashtë mijë vota janë:

24 SHPEJTIM BULLIQI M 5,948
25 BARDHYL META M 5,863
26 LUTFI ZHARKU M 5,656
27 NAIM BEHLULI M 5,516
28 VALON MURTEZAJ M 5,448
29 XHAVIT UKA M 5,427
30 AGIM KIKAJ M 5,178
31 HASHIM DESHISHKU M 5,121
32 ARMEND IBRAHIMI M 5,057

Ndërsa disa nga figurat tjera publike që e kanë zhgënjyer LDK-në me votat e fituara, janë edhe ish ministrit i Jashtëm Skënder Hyseni, me 4 mijë 212, një prej figurave më të vjetra, Eqrem Kryeziu me 3 mijë e 372 vota dhe ish deputeti Xhafer Tahiri 3 mijë e 781 vota të fituara.