LDK: Reduktimet dhe mungesa e energjisë elektrike, pasojë e paaftësisë dhe dështimit të Qeverisë

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, në një konferencë për media ka folur lidhur me reduktimet e energjisë elektrike në vend që po ndodhin ditëve të fundit. Azemi theksoi se këto reduktime dhe mungesa e energjisë elektrike janë pasojë e paaftësisë dhe dështimit të kësaj qeverie që të ofrojë zgjidhje…

Lajme

26/12/2024 09:53

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, në një konferencë për media ka folur lidhur me reduktimet e energjisë elektrike në vend që po ndodhin ditëve të fundit.

Azemi theksoi se këto reduktime dhe mungesa e energjisë elektrike janë pasojë e paaftësisë dhe dështimit të kësaj qeverie që të ofrojë zgjidhje për furnizim të rregullt me energji elektrike.

“Kosova duhet të ndërtoj kapacitet gjeneruese elektrike… Janë bërë disa ditë e kjo gjendje po përsëritet çdo vit që po kemi probleme serioze të furnizimit me energji elektrike”, tha ai.

Sipas tij, reduktimet në disa qytete e fshatra janë shumë të ashpra dhe siç tha ai situatën e bën më serioze të ftohtit.

“Këto reduktime dhe mungesa e energjisë elektrike janë pasojë e paaftësisë dhe dështimit të kësaj qeverie që të ofrojë zgjidhje për furnizim të rregullt me energji elektrike”, tha ai.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së tha se LDK ka bërë thirrje më parë për marrjen e masave të nevojshme për tu përballur me krizën energjetike.

Ai shtoi tutje se qytetarët e Kosovës janë lodhur nga jetesa në errësirë, duke u përballur dhe duruar ndërprerje të vazhdueshme të energjisë, ndërkaq në gjendje shumë më të vështira janë bizneset, , sidomos ato prodhuese.