​LDK pret sqarime për ligjin për Specialen: Apeli mbetet beteja kryesore

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka informacion zyrtar për kthimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Jehona Lushaku – Sadriu, kryetare e GP të LDK-së thotë se qëndrimin kjo parti do ta përcaktojë pasi të mësojë arsyet dhe ndryshimet e kërkuara. “E para, nuk kemi asnjë informacion zyrtar se do të kthehet ligji; po presim…

Lajme

22/10/2026 10:51

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka informacion zyrtar për kthimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Jehona Lushaku – Sadriu, kryetare e GP të LDK-së thotë se qëndrimin kjo parti do ta përcaktojë pasi të mësojë arsyet dhe ndryshimet e kërkuara.

“E para, nuk kemi asnjë informacion zyrtar se do të kthehet ligji; po presim informacione zyrtare të shohim pse, çka është arsyeja, çka duhet me ndryshua, kush po e kthen dhe çka janë arsyet mbrapa kësaj. Atëherë, kur t’i dimë këto, mundemi me ju njoftua edhe për vendimin që e merr LDK-ja tashi”, tha ajo.

Sipas saj, apeli mbetet sfida dhe beteja kryesore për rastet në fjalë. Ajo shprehu mbështetje për angazhimin institucional në mbrojtje të luftës çlirimtare në instancat gjyqësore.

Megjithatë, theksoi se LDK-ja nuk mund të japë qëndrim për rrugën ligjore pa i ditur ndryshimet konkrete.

Sadriu: Përkrahim angazhimin institucional për ta mbrojtur luftën çlirimtare, nuk mund të japim qëndrim për ndryshimet në ligj

“E para, ne kemi thënë që apeli është sfida kryesore dhe beteja kryesore për rastet në fjalë. Ashtu, domethënë, e përkrahim angazhimin tonë institucional dhe të Kosovës si institucione për të luftuar, për ta mbrojtur luftën çlirimtare në nivelet zyrtare. Gjyqësore, por përndryshe rruga me ligj as nuk e dimë se çka janë ndryshimet; nuk mundemi me jep një qëndrim për aq kohë sa nuk e dimë se cilat janë ndryshimet në ligj”, tha ajo.

Këto deklarata ajo i bëri para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës.