LDK-PDK në koalicion për balotazh në Fushë Kosovë, e konfirmon Besnik Osmani
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka arritur koalicion me PDK-në në Fushë Kosovë për balotazhin e nëntorit. Për këtë ka njoftuar Besnik Osmani, kandidat i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës. Ai ka thënë se kjo marrëveshje është shprehje e përgjegjësisë politike. “Është arritur koalicioni i madh për të mirën e të gjithë qytetarëve të…
Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka arritur koalicion me PDK-në në Fushë Kosovë për balotazhin e nëntorit.
Për këtë ka njoftuar Besnik Osmani, kandidat i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës.
Ai ka thënë se kjo marrëveshje është shprehje e përgjegjësisë politike.
“Është arritur koalicioni i madh për të mirën e të gjithë qytetarëve të Komunës së Fushë Kosovës, që i thotë PO zhvillimit, mirëqenies dhe përparimit. Në këtë frymë bashkëpunimi, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të ecin bashkë për prosperitetin e të gjithë qytetarëve, për Fushë-Kosovën tonë. Gjatë këtyre ditëve, dy degët tona kanë punuar së bashku në hartimin e planit qeverisës dhe, në koordinim të plotë edhe me qendrën, kemi nënshkruar marrëveshjen për qeverisjen gjithëpërfshirëse për mandatin e ardhshëm qeverisës. Kjo marrëveshje është shprehje e përgjegjësisë politike dhe e vullnetit të përbashkët për ta çuar Fushë Kosovën përpara, me një qeverisje moderne, transparente dhe në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar ai në Facebook.