LDK-PDK me koalicion në Gjilan, bashkohen pak para balotazhit në mes Alban Hysenit e Arbër Ismajlit
Lidhja Demokratike e Kosovës ka lidhur një koalicion para balotazhit në Gjilan. Kandidati i LDK-së, Arbër Ismajli njoftoi se kanë nënshkruar marrëveshje politike për bashkëpunim dhe qeverisje me kryetarin e degës së PDK-së, në Gjilan i cili ishte edhe kandidat i kësaj partie në këtë komunë më 12 tetor. Arbër Ismajli do të përballet në…
 
                        Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës ka lidhur një koalicion para balotazhit në Gjilan.
Kandidati i LDK-së, Arbër Ismajli njoftoi se kanë nënshkruar marrëveshje politike për bashkëpunim dhe qeverisje me kryetarin e degës së PDK-së, në Gjilan i cili ishte edhe kandidat i kësaj partie në këtë komunë më 12 tetor.
Arbër Ismajli do të përballet në balotazh me kandidatin e VV-së, Alban Hyseni.
Pas këtij koalicion, Ismajli tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të qeverisjes.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot nënshkruam një marrëveshje politike për bashkëpunim dhe qeverisje të përgjegjshme në Gjilan, që reflekton vullnetin e qytetarëve për unitet, profesionalizëm dhe mirëqenie.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një qeverisjeje që bashkon, që punon me transparencë dhe që vendos interesin publik mbi gjithçka. Qeverisja që duam është ajo që i shërben qytetarëve pa dallime, me vizion dhe përgjegjësi.
Falënderim të veçantë për z. Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së në Gjilan, dhe z. Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan, për gatishmërinë, vizionin dhe frymën e bashkëpunimit që po e ndërtojmë bashkë për të mirën e qytetit tonë.
Gjilani i ri meriton stabilitet, zhvillim dhe udhëheqje që bashkon. Dhe këtë do ta bëjmë bashkë me besim në Zot, me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve tanë./Lajmi.net/
 
                                                       
                                                       
                                                      