“LDK, PDK, LVV, AAK” – Cakolli prezanton radhitjen e partive nga rezultatet e zgjedhjeve lokale, bazuar në buxhetin që kanë komunat e fituara
Eugen Cakolli nga KDI, ka shkruar pas rezultateve preliminare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, dhe atyre përfundimtare të raundit të parë. Ai ka thënë se fuqia politike nuk matet vetëm me numrin e komunave të fituara, por edhe me buxhetin që do të qeverisë, pasi sipas tij politika nuk mund të kufizohet vetëm…
Lajme
Eugen Cakolli nga KDI, ka shkruar pas rezultateve preliminare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, dhe atyre përfundimtare të raundit të parë.
Ai ka thënë se fuqia politike nuk matet vetëm me numrin e komunave të fituara, por edhe me buxhetin që do të qeverisë, pasi sipas tij politika nuk mund të kufizohet vetëm tek “sa komuna ke”, por sa njerëz dhe sidomos me sa para qeveris realisht.
Cakolli ka thënë se VV ka rritjen më të madhe të numrit të komunave të fituara krahasuar me ato në vitin 2021, gjithsej 7 komuna sa ka fituar edhe LDK por që sipas tij, vetëm aspekti numerik në sisteme të deecentralizuara nuk ofron tablo të plotë të situatës. Ai ka thënë se nëse llogaritet ashtu, Lista Serbe ka fituar më së shumti komuna, por që siç ka thënë ai këto jo medoemos replikohen edhe në zgjedhjet potenciale parlamentare.
Bazuar në buxhetet komunale për vitin 2026, kështu i ka radhitur Cakolli partitë fituese.
- LDK → 7 komuna me buxhet total ~€272 milionë
- PDK → 6 komuna me buxhet ~€195 milionë
- LVV → 7 komuna me buxhet ~€171 milionë
- AAK → 5 komuna me buxhet ~€119 milionë
“Pra, LDK-ja do të qeverisë rreth një të tretën e buxheteve komunale të Kosovës. PDK-ja dhe LVV-ja ndjekin me peshë të ngjashme, ndërsa AAK-ja ruan pozicion të qëndrueshëm me komuna të mesme, por me buxhete solide. Këto janë paratë që do të menaxhohen, kontratat që do të nënshkruhen dhe projektet që do të prekin qytetarët. Matja mbi këtë premisë – ndonëse jo e vetmja e as përfundimtare – është ndër më objektivet për të analizuar ndikimin politik në nivel lokal, dhe si e tillë përdoret në plot vende”, ka shkruar Cakolli. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: