“LDK nuk po mund të shkëputet nga miti i Ibrahim Rugovës”

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka filluar procesin zgjedhor partiak por LDK e mohon se ka pasur kandidim zyrtar nga ndonjë anëtar i kësaj partie.

Lajme

18/03/2019 21:28

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është deklaruar se do të garojë për këtë post.

Sociologu Fisnik Halimi mendon se në këtë parti historikisht ka pasur garë por e cila nuk ka arrit të shndërrohet në demokraci të vërtetë.

Në  T7, Halimi thotë se LDK ende nuk ka aktivitet të një partie politike.

Sipas tij, partia e themeluar nga Ibrahim Rugova, vazhdon të mbetet nën hijen e tij.

‘E kemi një LDK tjetër e cila për fat të keq spo mund të shkëputet prej mitit të Ibrahim Rugovës. Po jeton me iluzionin se është një lëvizje dhe jo të një partie të vërtetë”, tha Halimi.