LDK nesër prezanton planin me 15 pika për qeverinë gjithëpërfshirëse

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ideja e qeverisë gjithëpërfshirëse. Deputetja e këtij subjekti, Jehona Lushaku-Sadriu para mediave tha se nesër do të shpaloset një plan me 15 pika për qeverinë gjithëpërfshirëse. “Për qeverinë gjithëpërfshirëse, LDK nesër do të shpalos një plan prej 15 pikave, ku do të elaboroj…

Lajme

11/06/2025 11:57

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ideja e qeverisë gjithëpërfshirëse.

Deputetja e këtij subjekti, Jehona Lushaku-Sadriu para mediave tha se nesër do të shpaloset një plan me 15 pika për qeverinë gjithëpërfshirëse.

“Për qeverinë gjithëpërfshirëse, LDK nesër do të shpalos një plan prej 15 pikave, ku do të elaboroj idenë dhe prioritet që do t’i shihnim si pjesë e saj e kësaj qeverie, për një periudhë të caktuar. Ju ftoj nesër në selinë qendrore të LDK-së që të jeni dëshmitarë të prezantimit të këtij plani.”, tha ajo.

Kjo ide e LDK-së deri më tani nuk ka marrë përkrahje nga partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje.

Kandidatja e VV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu kishte thënë se ky propozim i LDK-së është tendencë për të shkelur vullnetin e popullit.

“Kryeministri Kurti është lideri më i votuar ndonjëherë, dhe VV është subjekti i parë me më së shumti vota. Propozimet e tilla janë tendencë për të minimizuar vullnetin e popullit, për ta shkelur atë dhe natyrisht nuk e kanë mbështetjen e VV-së. Qeveria jonë në detyrë është e tranzicionit, ndaj le t’i braktisin këto qëndrime që janë kundër popullit dhe le të kthehemi të unifikuar për ta konstituar Kuvendin”, tha ajo pas dështimit të seancës”, ishte deklaruar ditë më parë Haxhiu.

Ky propozim nuk e ka gjetur përkrahjen as të PDK-së. AAK-ja ishte shprehur e gatshme që të jap ndihmën e saj për ndërtimin e kësaj qeverie./lajmi.net/