LDK në bisedime për Presidentin, Haziri: Abdixhiku i angazhuar për institucione funksionale

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri përmes një postimi në Facebook ka thënë se LDK dhe kryetari Lumir Abdixhiku janë në bisedime për t’i dhënë vendit President. Ai tha se LDK-ja është parti e shpresës dhe e besës dhe siç u shpreh, angazhohet në vazhdimësi për insititucione funksionale e përfaqësuese. “LDK dhe Kryetari Abdixhiku janë në…

Lajme

15/04/2026 16:44

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri përmes një postimi në Facebook ka thënë se LDK dhe kryetari Lumir Abdixhiku janë në bisedime për t’i dhënë vendit President.

Ai tha se LDK-ja është parti e shpresës dhe e besës dhe siç u shpreh, angazhohet në vazhdimësi për insititucione funksionale e përfaqësuese.

“LDK dhe Kryetari Abdixhiku janë në bisedime për t’i dhënë vendit President. Shkrimet nē media për ndërrime të pozicioneve janë të absolutisht të pavërteta”.

“LDK është parti e shpresës dhe e besës dhe angazhohet në vazhdimësi për insititucione funksionale e përfaqësuese. Është dëshmuar tashmë se një parti dhe një udhëheqës janë të pamjaftushëm për arritjen e qëllimeve politike të Republikës”, ka shkruar ai.