LDK merr vendim për përbërje të re të Kryesisë së partisë, këta janë emrat
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që të ndryshojë përbërjen e Kryesisë së partisë. Në njoftimin e bërë publik thuhet se me autorizime te marra nga Kuvendi i LDK-së më 31 janar është vendosur edhe riorganizimi i i thellë politik. Sipas LDK-së, pas konsultimeve të brendshme, kryetari Lumir Abdixhiku ka marrë vendim për përbërje të…
Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që të ndryshojë përbërjen e Kryesisë së partisë.
Në njoftimin e bërë publik thuhet se me autorizime te marra nga Kuvendi i LDK-së më 31 janar është vendosur edhe riorganizimi i i thellë politik.
Sipas LDK-së, pas konsultimeve të brendshme, kryetari Lumir Abdixhiku ka marrë vendim për përbërje të re që thuhet se reflekton përvojën institucionale.
Kryetar:
Lumir Abdixhiku
Anëtarët e Kryesisë (sipas renditjes alfabetike):
Alban Zogaj
Alush Gashi
Anton Quni
Arbër Ismajli
Ardian Shala
Arjeta Salihu Abazi
Armend Zemaj
Avdullah Hoti
Berat Rukiqi
Besian Mustafa
Bexhet Xheladini
Doarsa Kica Xhelili
Doruntinë Maloku
Ekrem Hyseni
Ermal Sadiku
Fadil Hadergjonaj
Festim Kabashi
Gazmend Muhaxheri
Hykmete Bajrami
Ilir Ferati
Izet Sadiku
Jehona Lushaku Sadriu
Kujtim Shala
Lutfi Haziri
Paris Guri
Ruzhdi Shehu
Shefqet Shehu
Shkëmb Manaj
Sibel Halimi
Sokol Haliti
Sokol Havolli
Ukë Rugova
Visar Azemi
Xhafer Gashi.
Ndër të tjerash thuhet se “Kjo përbërje vjen edhe si rezultat i një faze të ndërmjetme organizative, në zbatim të platformës së miratuar nga Kuvendi, e cila parasheh konsolidimin e strukturave dhe fuqizimin e lidhjes ndërmjet qendrës dhe degëve. Në këtë periudhë kalimtare, Kryesia ndërtohet me përfaqësim më të drejtpërdrejtë të drejtuesve të degëve, si bartës të legjitimitetit nga baza, ndërsa standardet e reja organizative do të zbatohen plotësisht në ciklin e ardhshëm të ristrukturimit. Në ditët ne vijim, pas konsultimeve shtesë, Kryesia do të plotësohet me përfaqësues nga degët e mëdha të papërfaqësuara në këtë përbërje.”
Gjithashtu u tha se në këtë fazë të rëndësishme politike, LDK mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të brendshëm, përfaqësimit të gjerë dhe ndërtimit të një alternative serioze për qytetarët e Republikës./Lajmi.net/