LDK me vija të kuqe për VV-në: Nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për një bashkëpunim me ta
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen më të gjatë ndonjëherë në historinë e partisë. Pas kësaj mbledhje, kryetari i partisë Lumir Abdixhiku ka mbajtur një konferencë për media i cili ka folur në lidhje me formimin e Qeverisë. Abdixhiku ka thënë se vazhdojnë të përkrahin mendimet e tyre paraelektorale se nuk do të…

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen më të gjatë ndonjëherë në historinë e partisë.
Pas kësaj mbledhje, kryetari i partisë Lumir Abdixhiku ka mbajtur një konferencë për media i cili ka folur në lidhje me formimin e Qeverisë.
Abdixhiku ka thënë se vazhdojnë të përkrahin mendimet e tyre paraelektorale se nuk do të bashkëpunojnë me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.
“Pozicionet tona të tanishme që i keni dëgjuar edhe gjatë fushatës. Nuk kemi pas asnjë takim me asnjë prej partive politike, sidomos me partinë në pushtet. LDK ka të qarte pozicionin politik karshi VV. Nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për një bashkëpunim me ta”, ka thënë Abdixhiku.
Ai gjithashtu ka thënë se nuk pranojnë asnjë koalicion ku nuk e kanë partinë e kryeministrit.
Abdixhiku ka shtuar se nuk janë të interesuar për një qeveri afatshkurtër, pasi sipas tij këtë e kanë bërë njëherë dhe i ka dëmtuar në elektorat. /Lajmi.net/