LDK mban mbledhje të enjten, do të zyrtarizohen të gjithë kandidatët për kryetar të komunave, për zgjedhjet lokale
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thirrur për të enjten një mbledhje të Kryesisë së partisë, në të cilën pritet të zyrtarizohen emrat e kandidatëve për kryetarë komunash, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Mbledhja, sipas rendit të ditës të siguruar nga televizioni Dukagjini, do të mbahet në orën 16:00 në…

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thirrur për të enjten një mbledhje të Kryesisë së partisë, në të cilën pritet të zyrtarizohen emrat e kandidatëve për kryetarë komunash, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Mbledhja, sipas rendit të ditës të siguruar nga televizioni Dukagjini, do të mbahet në orën 16:00 në selinë qendrore të LDK-së, transmeton lajmi.net.
Deri tani, kjo parti ka shpallur zyrtarisht disa nga kandidatët e saj në komuna si Gjilani, Podujeva, Lipjani, Vitia, Vushtrria dhe të tjera. Gjatë mbledhjes së së enjtes pritet të finalizohet lista e plotë e garuesve që do të përfaqësojnë LDK-në në zgjedhjet lokale të këtij viti. /lajmi.net/