LDK mban mbledhje para seancës konstituive
Deputeti i zgjedhur i LDK-së Avdullah Hoti tha se do të mbajnë një mbledhje të Grupit Parlamentar dhe do të vendosin se a do të votojnë miratimin e komisionit të përkohshëm. “Do të shohim tash kemi mbledhje të Grupit Parlamentar dhe do të vendosim”, tha Hoti. Ditën e martë është ndërprerë seanca për konstituimin e…

Lajme
Deputeti i zgjedhur i LDK-së Avdullah Hoti tha se do të mbajnë një mbledhje të Grupit Parlamentar dhe do të vendosin se a do të votojnë miratimin e komisionit të përkohshëm.
“Do të shohim tash kemi mbledhje të Grupit Parlamentar dhe do të vendosim”, tha Hoti.
Ditën e martë është ndërprerë seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë.
Kryesuesi i seancës Avni Dehari ka ndërprerë seancën për shkak të mos votimit të raportit për konfirmimin e mandatave. Ishin 52 deputetë për, 46 kundër dhe 11 deputetë që abstenuan.
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë votuar kundër raportit të komisionit të përkohshëm. Ndërkaq, pro këtij raporti kanë votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Nismës.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka cilësuar “sulm brenda institucional dhe zgjedhjeve demokratike”.
Kujtojmë, pas konstituimit të Kuvendit, është mandatari i Qeverisë nga partia e parë fituese Lëvizja Vetëvendosje, i cili ka 15 ditë, siç e parasheh Kushtetuta, që nga data e mandatimit 15 ditë, që të shfrytëzojë kohën për të siguruar votat e nevojshme për votimin e qeverisë, e cila duhet të ketë së paku 61 vota.
Në rast të dështimit të formimit të qeverisë, i takon partisë së dytë PDK-së të merr mandatin për formimin e qeverisë.