LDK: Manovrave të VV-së sot ju vjen fundi – shteti do të çlirohet nga prangat e dëshirës së Albin Kurtit për pushtet

Deputeti Armend Zemaj sot ka mbajtur konferencë për media në emër të LDK-së. Zemaj në konferencë tha se kjo konferencë është më legjitime se seanca e thirrur në ora 11:00 nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton lajmi.net. Ai tha se lëvizjet e sotshme të VV-së janë “treni i fundit. Deputeti shtoi se sot shteti i Kosovës do…

Lajme

19/11/2025 11:25

Deputeti Armend Zemaj sot ka mbajtur konferencë për media në emër të LDK-së.

Zemaj në konferencë tha se kjo konferencë është më legjitime se seanca e thirrur në ora 11:00 nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton lajmi.net.

Ai tha se lëvizjet e sotshme të VV-së janë “treni i fundit.

Deputeti shtoi se sot shteti i Kosovës do të çlirohet nga dëshira e Kurtit për pushtet.

Pjesë nga konferenca:

Kjo konferencë është më legjitime se seanca e thirrur sot në orën 11:00 nga VV. Kjo seancë, që nuk është asgjë tjetër përveç se një mjet i zakonshëm popullist dhe veprim politik me të cilin LVV është mësuar të operoj.

Pas konsumimit të çdo forme manipulimi të opinionit publik që nga muaji prill, për të fshehur mungesën e numrave për krijimin e institucioneve, sot po provohet, ta quajm ashtu, “treni i fundit”. Një seancë jo legjitime, jo logjike dhe plotësisht në kundërshtim me rendin kushtetues e me logjikën e praktikën parlamentare. Vetëm që Albin Kurti dhe VV-ja të zhveshet nga përgjigjësia e dështimit të saj. Në agjendën e seancës së orës 11:00 kanë përfshirë propozim buxhetin të Republikës së Kosovës për vitin 2026, marrëveshjet ndërkombëtare, kredi, borxhe dhe projektligje buxhetore, të cilat duhet dhe kërkojnë proces serioz dhe jo improvizime të ngutshme që shpërfillin rregulloren dhe reduktojnë agjendën shtetërore në dekor fushate.

Pikërisht për këtë arsye, LDK nuk merr pjesë në një proces kaq të papërgjegjshëm. LDK refuzon mënyrën e papërgjegjshme me të cilën VV po tenton sërish të përdorë institucionet si instrument të lojërave të saj politike. Prej 8 muajsh, vendi mbahet në pasiguri politike nga të njëjtit që sot paraqesin urgjencë atë që vetë e kanë zvarritur

E njëjtë logjikë u pa edhe në zvarritjen 15 ditore të mandatarit pa numra, një proces i humbur që në fillim dhe i përdorur për propagandë. Po të kishin vullnet për krijimin e shumicës parlamentare, konsultimet do të duhej të bëheshin me kohë dhe me të gjitha partitë politike.

LDK do të marr pjesë vetëm në seancën e orës 14:00 për çështjen e mandatarit. Kjo çka po ndodh nuk është asgjë tjetër veç mënyra e funksionimit të VV-së, e cila nga frika që po e humb pushtetin, nga dashuria e madhe vetëm për pushtet e jo për shtet, po e mban peng vendin nga format më të ndryshme.

Sot besojmë në orën 14:00, manovrave të VV-së do t’i vije fundi ashtu siç është dashur të ndodh si në prill, as atëherë nuk i kishin numrat, nuk kishin marrëveshje, dhe shteti do të çlirohet nga prangat e dëshirës së Albin Kurtit për pushtet dhe do të rikthehemi aty ku duhet, tek qytetari. LDK mbetet e përkushtuar ndaj rendit, ligjshmërisë dhe stabilitetit të Republikës së Kosovës. /lajmi.net/