LDK kritika ndaj MASHTI-t, deputetja Sadriu: Prindërit po përballen me vështirësi nga mungesa e librave falas në shkolla
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushku-Sadriu tha se ky fillim i vitit të ri shkollor i gjen prindërit në vështirësi për sigurimin e materialeve shkollore. Në konferencë për media, ajo ka kritikuar metodën e qeverisë për subvencionimin e teksteve shkollore. Lushku-Sadriu shtoi se kostoja është më e lartë se sa vet ministria do…

Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushku-Sadriu tha se ky fillim i vitit të ri shkollor i gjen prindërit në vështirësi për sigurimin e materialeve shkollore.
Në konferencë për media, ajo ka kritikuar metodën e qeverisë për subvencionimin e teksteve shkollore.
Lushku-Sadriu shtoi se kostoja është më e lartë se sa vet ministria do të mund të siguronte librat për nxënësit.
“Për fat të keq ky vit shkollor nuk na gjen të përgatitur, nuk gjen ndonjë reformë përmbajtjesore. Nuk do të shohim ndonjë investim serioze. Ne sot më 1 shtator do të mund të kishim një ambient të përshtatshëm, me kurrikulë adekuate dhe jo të ngarkuar si sot. Kjo tregon për mos respekt ndaj nxënësve dhe të ardhmes së tyre”, tha ajo.