LDK kërkon që Projektligji për KPK-në të kthehet në Komisionin e Venecias, VV-ja kundër

Kuvendi i Kosovës ka refuzuar kërkesën e deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës të kthehet të Komisioni i Venecias, ashtu siç ka kërkuar edhe Bashkimi Evropian. Kërkesa e deputetit të LDK-së është refuzuar me 47 vota kundër, 27 për dhe 4 abstenime. “Ligjin…

Lajme

27/06/2024 11:50

Kuvendi i Kosovës ka refuzuar kërkesën e deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës të kthehet të Komisioni i Venecias, ashtu siç ka kërkuar edhe Bashkimi Evropian.

Kërkesa e deputetit të LDK-së është refuzuar me 47 vota kundër, 27 për dhe 4 abstenime.

“Ligjin për KPK e kam letrën e BE-së, ku shpreh shqetësimi që të rikthehet në Komisionin e Venecias që të shihet a i ka plotësuar kërkesat e tyre”, ka thënë Selmanaj.

Ndaj kërkesës së Selmanaj ka abstenuar edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, ndërsa është përkrahur vetëm nga partitë opozitare.