LDK-ja mban inat, ende asnjë fjalë për vdekjen e Qosjes madje as nga Abdixhiku
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryetari i saj, Lumri Abdixhiku, nuk e kanë thënë asnjë falë për vdekjen e akademik Rexhep Qosjes. Ndonëse deri me tani kanë reaguar pothuajse të gjitha partitë politike, duke shprehur ngushëllime për vdekjen e Qosjes, një gjë të tillë ende nuk e ka bërë LDK-ja. Në lidhje me vdekjen e…
Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryetari i saj, Lumri Abdixhiku, nuk e kanë thënë asnjë falë për vdekjen e akademik Rexhep Qosjes.
Ndonëse deri me tani kanë reaguar pothuajse të gjitha partitë politike, duke shprehur ngushëllime për vdekjen e Qosjes, një gjë të tillë ende nuk e ka bërë LDK-ja.
Në lidhje me vdekjen e akademikut të njohur nuk ka reaguar as kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Heshtja e LDK-së duket se ka të bëj me kritikat e ashpra që akademik Qosja kishte ndaj kësaj partie dhe ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Megjithatë, gjatë ditës së djeshme ngushëllim familjes Qosja i kanë shprehur edhe personalitete të njohura në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat kishin polemizuar ashpër me Qosjen.
Pavarësisht polemikave të ashpra që kishin zhvilluar me vite, dje familjen Qosja e kanë ngushëlluar ish-kryeministrit i Shqipërisë, Sali Berisha, dhe akademik Mehmet Kraja.