LDK i reagon ZRrE-së, organizon takim të hapur për të diskutuar rreth vendimit për largimin e rreth 1300 bizneseve nga tregu i rregulluar i energjisë

Deputetja Hykmete Bajrami në emër të grupit parlamentar të LDK-së ka organizuar takim të hapur për të diskutuar rreth vendimit për largimin e 1300 biznese nga tregu i rregulluar i energjisë. Ky takim, siç thuhet në komunikatë, është reagim nga ZRrE-së, që nuk iu përgjigjen kërkesës zyrtare të 30 deputetëve për të diskutuar për pasojat…

Lajme

21/05/2025 11:19

Deputetja Hykmete Bajrami në emër të grupit parlamentar të LDK-së ka organizuar takim të hapur për të diskutuar rreth vendimit për largimin e 1300 biznese nga tregu i rregulluar i energjisë.

Ky takim, siç thuhet në komunikatë, është reagim nga ZRrE-së, që nuk iu përgjigjen kërkesës zyrtare të 30 deputetëve për të diskutuar për pasojat e vendimit për largimin e bizneseve nga tregu i rregulluar i energjisë.

“Sot, më 21 maj 2025, në ora 14:00, në sallën 506 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, deputetja Hykmete Bajrami në emer të deputetëve të  Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) organizon një takim të hapur për të diskutuar rreth vendimit për largimin e rreth 1300 bizneseve nga tregu i rregulluar i energjisë. Ky takim vjen si reagim ndaj mungesës së përgjigjes nga ZRrE për kërkesën zyrtare të 30 deputetëve, dhe si nevojë urgjente për të diskutuar pasojat serioze të vendimit për largimin e rreth 1300 bizneseve nga tregu i rregulluar i energjisë, i cili pritet të ndikojë negativisht në sektorin privat, ekonominë e vendit dhe në rritjen e çmimeve.”, thuhet në komunikatën e grupit parlamentar të LDK-së./lajmi.net/