LDK gjobitet me 20 mijë euro, kandidatja për deputete e krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitler
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të bërë ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje ishte se kandidatja nga LDK-ja, Xhenet Syka ka shpërndarë një video përmes së cilës ka krahasuar Albin Kurtin me Adolf Hitler. Për këtë rast, PZAP ka pranuar ankesën e VV-së sid he…
Lajme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të bërë ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje ishte se kandidatja nga LDK-ja, Xhenet Syka ka shpërndarë një video përmes së cilës ka krahasuar Albin Kurtin me Adolf Hitler.
Për këtë rast, PZAP ka pranuar ankesën e VV-së sid he ka gjobitur LDK-në me 20 mijë euro, transmeton lajmi.net.
Në lidhje me këtë ankesë, LDK ka afat prej 15 ditësh që të paguaj gjobën.
Në ankesë Vetëvendosje ka bashkëngjitur edhe linkun e videos për të cilën edhe u ankua.
Lidhja Demokratike e Kosovës, e gjobitur në këtë rast, ka kundërshtuar ankesën duke thënë se videoja është e përpunuar dhe se fillimisht është publikuar nga dikush tjetër.
PZAP në vendim thotë se kjo fotografi më vonë është fshirë nga faqja e kandidates Xhenet Syka.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nxitur urrejtje ndaj subjektit politik LVV, në atë mënyrë që përmes rrjetit social ka publikuar, përkatësisht shpërndarjen në faqen e saj të rrjetit social video ku në këtë video, është bërë krahasimi i personaliteti i kryetarit të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje me figurën e Adolf Hitlerit” – thuhet mes tjerash në vendimin e PZAP-së./Lajmi.net/
https://pzap.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/01/Anr.28-Vendim.pdf