LDK është partia më e madhe

Lideri i LDK'së, Isa Mustafa, thotë se partia e tij ka arritur besimin më të madh në Kosovë.

Lajme

03/11/2013 23:38

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë për media, ka deklaruar se partia e tij po kthehet si e para në Kosovë.

Ai ka thënë se LDK ka arritur besimin më të madh në Kosovë.

“Lidhja Demokratike ka arritur të fitojë besimin më të madh të Kosovës dhe ne konsiderojmë nga sonte që përsëri LDK është partia më e madhe në vend”.

“Sa i përket Prishtinës, po presim rezultatet. Prishtina është një gjendje në të cilën ka pasur konkurencë, mirëpo ne megjithatë konsiderojmë që jemi të parët”

“Duke pasur numrin e komunave që i fitojmë pa balotazh, është ajo që na siguron që ne jemi të parët sa i përket votës popullore dhe në nivel të komunave”.