LDK e publikon letrën e plotë që ia dërguan Kurtit: Qeveria Nacionale e Tranzicionit do të ketë afat të caktuar, program dhe qëllime të qarta
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka publikuar letrën e plotë dërguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. LDK në letër sqaron se Qeveria Nacionale e Tranzicionit do të ketë afat të caktuar, program dhe qëllime të qarta. Postimi i plotë: Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, i ka kthyer përgjigje kryetarit të Lëvizjes…

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka publikuar letrën e plotë dërguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
LDK në letër sqaron se Qeveria Nacionale e Tranzicionit do të ketë afat të caktuar, program dhe qëllime të qarta.
Postimi i plotë:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, i ka kthyer përgjigje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendojse, z. Albin Kurtit, përmes një letre.
Kryetari Abdixhiku e ka njoftuar z. Kurti se qëndrimet dhe bindjet e LDK-së mbesin konsistente. Kryetari Abdixhiku propozon fillimin e një procesi të ri konsultativ, që parasheh përfshierjen e partive politike parlamentare shqiptare, me qëllim formimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit.
Kjo Qeveri Nacionale e Tranzicionit do të ketë afat të caktuar, qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues.
LDK-ja shpreh gatishmërinë të drejtojë këtë proces konsultativ për të zgjidhur krizën aktuale dhe garantimin e stabilitetit kombëtar në vend.

