LDK e konfirmon – Abdixhiku u takua me Osmanin për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar sot të parën e shtetit, Vjosa Osmanin. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa i cili ka thënë se ka marrë pjesë në këtë takim për të paraqitur qëndrimet e LDK-së për zhvillimet e fundit. “Po ka qenë në takim, në lidhje me zhvillimet…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar sot të parën e shtetit, Vjosa Osmanin.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa i cili ka thënë se ka marrë pjesë në këtë takim për të paraqitur qëndrimet e LDK-së për zhvillimet e fundit.
“Po ka qenë në takim, në lidhje me zhvillimet e fundit për të paraqitur qëndrimet e LDK-së”, ka thënë Abdixhiku.
Lajmi.net ka mësuar se Osmani përveç Abdixhikut ka takuar edhe të parin e PDK-së, Memli Krasniqin por që nga PDK deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë dhënë detaje.
Këto takime të Osmanit me krerët e opozitës kanë ardhur pasi sot, kreu i VV-së ka propozuar për mandatar për formimin e Qeverisë, ish nënkryetarin e Kuvendit, njëherit edhe nënkryetar i VV-së, Glauk Konjufcën.
Përmes komunikatave për media, PDK, LDK dhe AAK kanë deklaruar se janë pro zgjedhjeve dhe se nuk do të votojnë për Glauk Konjufcën për të formuar Qeverinë.
Osmanit nesër i përfundon afati prej 10 ditësh për të vendosur nëse shteti do të shkoj në zgjedhje apo për t’i dhënë një mundësi Konjufcës për të formuar Qeverinë nëse votohet në Kuvend. /Lajmi.net/