LDK dorëzon kallëzim penal pas vendimit të djeshëm të Supremes: I bëjmë thirrje Prokurorisë t’i trajtoj këto raste pa ndikime politike

Lidhja Demokratike e Kosovës, saktësisht dy deputetët Besian Mustafa dhe Alban Zogaj kanë dorëzuar në Prokurori Speciale kallëzimin penal për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, pas aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Supreme të Kosovës. LDK përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimi i Supremes e vërteton se kemi të bëjmë me shkelje…

Lajme

16/07/2025 12:46

Lidhja Demokratike e Kosovës, saktësisht dy deputetët Besian Mustafa dhe Alban Zogaj kanë dorëzuar në Prokurori Speciale kallëzimin penal për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, pas aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Supreme të Kosovës.

LDK përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimi i Supremes e vërteton se kemi të bëjmë me shkelje të rënda kushtetuese dhe ligjore.

“Kjo dëshmi është tashmë pjesë e 17 kallëzimeve penale që LDK ka dorëzuar më 8 maj 2025, per shkeljet e renda ligjore e kushtetuese nga deputetë qe edhe pas certifikimit ushtrojnë funksione ekzekutive në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe Ligjin për Qeverinë. LDK i bën sërish thirrje Prokurorisë së Shtetit që t’i trajtojë këto raste me prioritet të plotë, pa zvarritje dhe pa ndikime politike. Këto nuk janë çështje partiake, por çështje të sundimit të ligjit dhe të mbrojtjes së rendit kushtetues”, ka shkruar LDK në Facebook.

Nga LDK kanë thënë se Republika e Kosovës nuk mund të vazhdojë të tolerojë uzurpimin dhe keqpërdorimin e institucioneve nga një grup individësh për interesa partiake.

“Zbatimi i ligjit nuk është opsional. Ligji është obligim. Dhe ky obligim është i panegociueshëm për secilin pa dallim”, thuhet mes tjerash në komunikatën e LDK-së. /Lajmi.net/

Postimi i plotë në Facebook: