LDK do të bëjë kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave në detyrë Bajrami: Kallëzimi penal është duke u hartuar

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, kjo pasi dy ditë më parë, ministri në detyrë Liburn Aliu, iu referua  Albin Kurtit si kryeministër. Bajrami theksoi se, megjithëse numrin e votave që ka marrë, Kurti nuk është më Kryeministër dhe se veprimet e tij janë shkelje të rëndë të Kushtetutës.…

Lajme

27/04/2025 11:36

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, kjo pasi dy ditë më parë, ministri në detyrë Liburn Aliu, iu referua  Albin Kurtit si kryeministër.

Bajrami theksoi se, megjithëse numrin e votave që ka marrë, Kurti nuk është më Kryeministër dhe se veprimet e tij janë shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Për këtë sot Bajrami pas dështimit të seancës konstituive për herë të shtatë tha se, kallëzimi penal ndaj ministrave në detyrë dhe kryeministrit në detyrë është duke u hartuar.

Siç thotë Bajrami lidhur me këtë kanë kërkuar qasje për të gjitha ministritë e cila edhe është në përfundim.

“Kallëzimi penal është duke u hartuar kemi kërkuar qasje për të gjitha ministritë. Jemi në përfundim. Në parti kemi jurista të shumtë dhe janë vendime profesionale, po përgatisim kallëzim penal”, tha ajo para gazetarëve. /Lajmi.net/